Disa studente të cilat banojnë në konviktin numër 5 në Prishtinë, kanë shprehur shqetësim nga prania e një pjesëtari të sigurimit në korridorin e këtij konvikti në orët e vona të natës.
Demokracia ka mësuar se roja që hyri në konviktin e vajzave është Hysni Gashi. Gashi tashmë është suspenduar nga Drejtoria e Qendrës së Studentëve.
Kujtojmë se disa studente të konviktit janë ankuar për pranin e Gashit në konvikt.
“Komisioni disiplinor për punëtorin në fjalë ka marrë masën e pezullimit, derisa komisioni t’i shqyrtojë të gjitha faktet, ankesat, deklaratat e studentëve që kanë shprehur indinjatë ndaj këtij rasti dhe ndaj personit në fjalë”, ka thënë dje Fatmir Sfishta, drejtor i Qendrës së Studentëve.
Komisioni disiplinor ka afat ligjor një muaj që të marr një vendim për masën disiplinore ndaj personit në fjalë.