Ka vdekur dje në moshë të re infermierja Shpresa Jusufi. Varrimi i 44 vjeçares u bë sot në varrezat e fshatit Rekë të Mitrovicës, shkruan 02 Press. E ndjera kishte punuar për 23 vite në Spitalin e Përgjithshëm “Dr Sami HaxhiBeqiri” në Mitrovicë, më saktësisht në repartin e alergologjisë.
Shpresa nga kolegët, miqtë e familjarët do të mbahet mend si një person me virtyte të larta njerëzore pasi që gëzonte respektin e të gjithëve pa dallim. Ajo nuk u dorëzua deri në fund në betejën e saj kundër kancerit, e cila fatkeqësisht ia mori jetën.
Njoftimi i plotë nga faqja në facebook e Fshatit Rekë:
Njoftohen miqtë dhe farefisi i gjerë se e pamja për kushërirën Shpresa Jusufi tre ditë do të mbahet në Trepçë, kurse dita e katërt në fshatin Rekë!
E simpatizojmë dhimbjen e familjarëve për humbjen e një personi aq me ndikim dhe pozitivitet tek ne.
Vdekja e saj nuk është goditje vetëm për familjen, por për të gjithë ata që e kanë njohur Shpresën!
Ngushëllime familjes Jusufi, dhe mbarë farefisit!