Banorët e zonës ku u sulmuan babë e bir në Vlorë, kanë dëshmuar se Xhevdet dhe Albion Braushi pasi ishin sulmuar me thika nga disa persona, kishin tentuar të ecnin në këmbë por nuk ia kishin dalë dot. Ata janë gjetur të shtrirë në trotuar, ndërsa banorët kanë deklaruar se në momentin që i kishin parë babë e bir të shtrirë menduan se ishin sulmuar nga qentë por pasi ishin afruar kishin parë se kishin plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë.
Babë e bir janë plagosur me thikë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në rrethana ende të paqarta. Korrespondenti i Panorama raporton se të plagosur kanë mbetur Xhevdet Barushi 62 vjeç dhe djali i tij Albion Barushi 30 vjeç.
Nga informacione paraprake dyshohet se plagosja ka ndodhur për shkak të një konflikti të castit. Dy të plagosurit janë gjetur në trotuar nga kalimtarë të rastit, të cilët i kanë transportuar me urgjencë në spital. Babë e bir kanë marrë plagë të renda dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.