Një 77-vjeçare është rrëzuar nga kati i dytë i ballkonit të banesës dhe ka humbur jetën. Sipas policisë, 77-vjeçarja H.Ç dyshohet se ishte duke larë xhamat në banesën e saj kur është rrëzuar. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu.” Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se edhe ditë më parë, një 32-vjeçar me inicialet I.H është dëmtuar ditën e sotme në Kavajë, pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një ndërtese. Policia bën me dije se është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati, ku 32 vjeçari po qëndronte në momentin e ngjarjes. Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ky ishte njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 20.12.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5, në Kavajë, është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, shtetasi I. H., 32 vjeç.
Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
*Foto ilustrim