Qindra protestues po e vazhdojnë protestën para Qeverisë, duke ia vënë “flakën” objektit. Protesta është organizuar pas vrasjes së 35-vjeçares, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë.
Në protestën e nisur në sheshin “Zahir Pajaziti”, u panë qindra qytetarë me thirrjet, “Vrasjet e grave janë vrasje të paralajmëruara”, “Drejtësi, jo poezi”, “Kryeministër, armiku është patriarkati”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave”.
Shiko videon:
Protesta u thirr nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Polici jeni bashkëfajtorë në vrasjen e grave”, “Edhe sa thirrje të humbura”, janë disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët po marshojnë drejt Prokurorisë së shtetit, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë.