Sokol Halili nuk pranoi t`i dorëzohej policisë për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe foshnjës në bark. Ai bëri vetëvrasje konfirmoi Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Para se Sokol Halili të vriste veten në prani të Policisë së Kosovës, kjo e fundit ka rrethuar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Pamjet tregojnë momentin kur i bëhet thirrje për për dorëzim.
Ndërsa janë zbuluar detaje të reja. Burime të Gazetës Insajderi bëjn me dije se Halili një natë më parë po qëndronte në një fshat të Lipjanit në Kraishtë. Sipas këtij burimi më pas ai erdhi në shtëpi dhe policia ka arritur ta gjej përmes sinjalit të telefonit.