Ka ndërruar jetë profesori në shkollën “Fehmi Lladrovci” në Drenas, Xhelil Binaku. Lajmin e ka dhënë faqja e shkollës në rrjetin social Facebook, ku edhe i ka shprehur ngushllime jo vetëm familjarëve, por edhe mbarë shoqërise, në veçanti për sistemin edukatio-arsimor, shkruan Korrespodenti.
Njoftimi:
Lajmi për vdekjen e mësimdhënësit, Xhelil Binaku, na pikëllojë pa masë. Vdekja e tij është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por për mbarë shoqerinë, në veçanti për sistemin edukatio-arsimor, sepse komuna dhe vendi ynë kanë humbur një profesor të shquar, që për 30 vite radhazi iu përkushtua arsimimit të brezave të rinjë.
Drejtori dhe stafi i IAAP “Fehmi Lladrovci” i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe mbarë shoqerisë me rastin e vdekjes se ish mësimdhenësit tonë!