Ledri dhe Sara “couple goals” që të gjithë do të donim të ishim.
Dyshja nga shumë shihen si çifti perfekt dhe jo pa arsye.
Ata e transmetojnë kiminë e mirë që kanë me njëri-tjetrin. Së fundmi i ftuar në “Më Lër të Flas” Ledri foli edhe për rolin e Sarës në karrierën e tij.
“Ka raste që më ndihmon shumë Sara me disa gjëra. E kam lodhur, e kam zgjuar në katër të mëngjesit: ‘zemër a të pëlqen kjo rimë?’”, tregoi Ledri.
I pyetur se çfarë mendon që njerëzit shpesh i quajnë si çifti perfekt, Vula tha se nuk e di si duken tek të tjerët, por shton se ata kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin.