Kiara kërkon nga Luizi t’i japë kohë përpara se të vendosë për marrëdhënien e tyre. Por pikërisht kjo gjë po i largon ata nga njëri-tjetrit dhe sot kanë nisur zënkat. Gjatë mbrëmjes Luizi i tha Kiarës se do të largohet prej saj dhe nuk do kthehet më.
“Unë këtë kam frikë, se e njoh veten. Po hoqa dorë, burrë nëne me mu ul në gjunjë nuk kthehem më. Po u largova unë heq dorë. Po i dhashë kohë, unë nuk kthehem më, jo me qenë Kiara po me qenë Zonja bekume, e njoh veten, kështu jam”, tha Luizi. Nga ana tjetër as Kiara nuk ndryshoi vendim duke thënë se as ajo nuk e ndryshon dot veten.
“Edhe unë kështu jam”, i tha Kiara. “Kiara po largohem zemër, edhe ti shpëton. Dakort? E lëmë me kaq!”, ia ktheu Luizi.