Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
“Do kesh falje publike në mes sheshit Skënderbej”, i ka thënë Luizi-Efit në debatin e zhvilluar në Prime-in e sotëm, në lidhje më përplasjen e vjetër me Kiarën.
Ai u shpreh se nuk i beson Efit dhe se ajo ka mashtruar disa herë. Këngëtari tha se midis Kiarës dhe Efit, ai beson moderatoren.
“Kiara kur ka ardhur në shtëpi, më tha unë kam ardhur vetëm për ty, dhe ajo është e sinqertë, kuptohesha me sy”, tha Luizi.