Roberto Bakaj boksier profesionist në Gjermani por lindur e rritur në Shqipëri, së fundi po bokson në boksin profesionist në kategorinë 90 kilogram. Ai në një emision në Kosovë ka treguar se po bëhet gati që të boksoj kundër djalit të kriminelit serb tani i vdekur i njohur me emrin Arkan.
Bakaj shtoi se stafi i tij ka bërë kërkesa për këtë ndeshje me boksierin serb dhe njëherit boksieri shqiptar tha se është i gatshëm të ndeshet edhe në Beograd. Në ndeshjen e fundit, Roberto Bakaj e ka mundur me nokaut qysh në raundin e parë boksierin serb, Jovan Zdelar. Boksieri shqiptar ishte i pakompromis, duke mos i lënë gjasa boksierit serb, shkruan Gazeta Express. Gjatë karrierës së tij në boksin profesionist, Bakaj ka tetë fitore në po aq ndeshje e të gjitha këto i ka arritur me KO.
Shiko videon duke klikuar KETU.