Djali i vetëm i këngëtares Shkurte Fejza, Arbër Behluli, kujdeset të qëndrojë larg vëmendjes mediatike. Ndonëse disa herë është bërë pjesë e medias rozë, ai asnjëherë nuk ka dhënë material për të qenë emër i lakuar. E sonte ai jep fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tij me Erzën me martesë, shkruan Korrespodenti.
Mediat rozë në vend, i kanë kushtuar vëmendje të veçantë kësaj martese, ku tashmë janë publikuar pamjet e para nga dasma të çiftit të ri.
Në një dasmë madheshtore me miq dhe shumë figura publike, Arbëri dhe Erza festuan kurorëzimin e tyre.
Pjesë e kësaj kremte ishte edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka ururar çiftin për martesën, duke ju dëshiruar shumë lumturi e mbarësi në jetën e tyre të përbashkët.
“Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën.Uroj shumë lumturi e mbarësi në jetën e tyre të përbashkët!” shkroi Haradinaj në facebook, bashkë me shmuë fotografi nga festa e dasmës.