Poezia e mbesës së Hamides së vrarë që i rrëqethi të gjithë: Na i ke mshel derën me dry, 6 motra nuk të harrojnë ty. Sot i është dhënë lamtumira e fundit Hamide Gashit e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, aty ku në jetë prite të sjellte edhe foshnjën e saj të parë.
Gjendja e motrave të saj është tejet e rëndë. Të qarat e vajtimi nuk është ndaluar për asnjë moment. Të gjithë me lot në sy i la edhe një poezi e recituar nga mbesa e të ndjerës. Hamidja kishte edhe 6 motra tjera, nuk kishte vëlla e me këtë nis edhe recitimin mbesa e saj.
Video më poshtë:
Ku mes tjerash thotë “Oh veç një vëlla ta kishe pas vrasjen e lehtë se kishe pas”, teksa nënvizon se ishin duke pritur lajmin që do të lindte djalin por e kuptuan që është vrarë.
“Oh veç një vëlla ta kishe pas, vrasjen e lehtë se kishe pas, i le motrat me lot në sy, teze e dajë nuk të harrojnë ty. Na i ke mshel derën me dry, gjashtë motra nuk të harrojnë ty. Pritëm lajmin se po bëhesh me fëmijë, morën lajmin të vrajtën ty, atë zoti e marroftë ne teze ty kurrë nuk të harrojmë”.
Derisa dheu mbulonte trupin e 35 vjeçares Hamide Magashi që pritej të bëhej nënë, e që jetën ua mori me armë Sokol Halili, dhimbjen më të madhe e përjetuan motrat e saj.