Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip, Diola Dosti, pati dhe ato momentet kur tregoi historinë e saj të dashurisë, divorcin si dhe vështirësitë që ka kaluar si një nënë beqare e tre vajzve të saj. E ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio, Dola ka rrëfyer edhe bisedën që ka pasur me ish-bashkëshortin, pas daljes së saj nga reality shoë, duke marrë parasysh se e ka përmendur jo pak herë gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ajo tha se filimisht i dërgoi një mesazh ku dhe i kishte kërkuar ndjesë nëse brenda në shtëpi kishte thënë ndonjë fjalë që e kishte prekur, dhe më pas e kishte falenderuar për kujdesin e treguar ndaj vajzave gjatë kësaj kohe. Sigurisht që kishte marrë një përgjigje nga ai, i cili i kishte thënë: Nuk ke përse më kërkon ndjesë, ishte shumë mirë në lojë”, ndërsa sipas Diolës ata edhe janë takuar këto ditë dhe ai i kishte shtrënguar dorën, si rrallë herë kohët e fundit, dhe e kishte parë me shumë dashamirësi, duke i lënë të kuptojë se cdo gjë mes tyre ishte mëse në rregull.
“Ish-bashkëshortin e kam takuar të nesërmen dhe më bëri çudi me thënë të drejtën sepse më dha dorën tamam jo si gjithmonë gjysmë”, tregoi Diola.