Në orët e para të mëngjesit të 21 nëntorit, një kadet i Policisë është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Jashanicë. Sinjali mëson se i riu që vdiq është Flordian Shabaj nga fshati Nabërgjan i Klinës. Sot i është dhënë lamtumira e fundit Flordian Shabajt, kadet i Policisë së Kosovës i cili vdiq në një aksident komunikacioni të hënën.
Ai u varros në Nabergjan të Pejës me nderime të larta ceremoniale. Në varrim morën pjesë edhe kadetët e gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës. Floridani u godit nga një veturë teksa po lëvizte me automjetin e tij në fshatin Jashanicë, në rrugën Klinë-Skenderaj. I dyshuari që shkaktoi aksidentin, Arton Duraku është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Pamje: