Producenti i njohur, Emrush Thaçi i njohur me emrin “Emra Com” ka denoncuar aktorin Vedat Bajrami.
Emra Com është themeluar në vitin 1996, në vitin 2004 ku pjesë e produksionit ne fjalë ishin edhe artistë të njohur si Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Mahmut Ferati, Nystret Muqiqi, aktori i ndjeri Adem Mikullovci, e ndjera Zyra, Qumili etj… të gjithë këta artist ishin ne majat me te larta te karrierës se tyre.
Për Indeksonline, Emra tregoi që aktori Vedat Bajrami ka kërkuar ndihmë për financimin e projekteve dhe kishin renë dakord për bashkëpunim. Gjithashtu rrëfeu sesi aktori e kishte prerë në besë dyherë padrejtësisht.
“Vedat Bajrami u ofrua si një aktor i ri i cili e realizonte asokohe një kamerë te fshehtë ne një televizion, kërkoj ndihmë ne financimin e projekteve nga produksioni jonë dhe ne ram dakord për bashkëpunim dhe filloj puna për se mbari, nga fillimi i bashkëpunimit prej vitit 2004 e deri ne vitin 2011 janë financuar nga produksioni ynë “EmraCom” dhe të gjitha paratë Vedati i ka pranuar para se të fillonte projektet dhe te gjitha projektet posedojnë logon Emra Com me producent Emrush Thaçin”, tha ai.
“Në 2011 u ndërpre bashkëpunimi pa paralajmërim dhe pa ndonjë arsye. Në 2012 Vedati shkon në prokurori në mënyrë miqësore me një prokurore (emër i njohur për redaksinë) e cila sot është e suspenduar për korrupsion dhe dy policët (emra të njohur për redaksinë) qe tani janë te dënuar me burg për ryshfet, me bëjnë një akuzë te padrejtë, dhe nga 2012 deri sot në 2022 nuk është marr asnjë vendim nga gjykata. Më 13.05.2016 Vedat Bajrami deklaroi ne prokurori se tërheq çdo padi ndaj Emrush Thaqit dhe ne seancën e radhës qe është mbajt prap ne gjykatë Vedati prapë me akuzon për te njëjtën vepër. Kështu që 2 herë Vedati me preu ne besë padrejtësisht”, përfundoi ai.