Imami nga Obiliqi, Behar Mjekiqi po dyshohet se e ka rrahur të dashurën e tij E.J. Ai po dyshohet se e ka larguar vik.timën, me të cilën kishte lidhje dashurie, me dh.unë nga shtëpia e tij në fshatin Mazgit.
Sipas denoncimit të cilin e posedon Paparaci, Mjekiqi dyshohet se e ka shtyrë, e ka rrëzuar në tokë dhe e ka tërhequr atë zhagas drejt oborrit të shtëpisë. Derisa e kishte nxjerrë me dh.unë nga shtëpia, hoxha potencohet se ia kishte marrë telefonin vik.timës E.J. duke i shkaktuar lëndime në të dy duart.
Raporti konstaton se E.J. është shqiptare, shtetase e Maqedonisë së Veriut, dhe me të njëjtën imami nga Obiliqi është në lidhje dashurie prej disa vitesh dhe të dy “kanë jetuar me njëri-tjetrin kohë pas kohe”. Mjekiqi e ka pranuar para hetuesve policorë se është në lidhje me vik.timën E.J. qe së paku tre vjet. Vik.tima, ndërkaq ka thënë se lidhja e tyre është e gjatë së paku gjashtë vjet.