Dhimtë më të madhe se me e humb vëllaun dhe motrën nuk kish, shkatërrim total. Prej vitit 2021 mu shfaq sëmundja edhe mu. Kom mbet në këtë gjendje qysh jom, i palëvishëm. Nonstop sulme, dridhje, tmerr”, thotë Fiskiku, shkruan pemajetes.com.
Imami i njohur nga Tirana, Elvis Naçi, ka ndërmarrë një nisme për shërimin e tij. Naçi, në një postim në faqen e tij ka dhënë lajmin e mirë për familjen e fisnikut, duke thënë se së shpejti do te niset per sherim ne Itali.
Shiko videon e dhimbshmë të Fisnikut:
Në një postim tjetër, imami Elvis Naçi, shihet duke u lutur për shërimin e Fisnikut, para se ky i fundit të niset për t’u trajtuar në Itali. Ai në video shihet së bashku edhe me disa persona tjerë, të cilët janë familjarë të Fisnikut.
“Sa me shume lutje per Fisnikun, Zot lehtesoje udhetimin, Zot sheroje, Zot shperbleji bamiresit per kete mundesi qe Fisniku te sherohet. Ne doren Tende o Zot!”, dëgjohet duke u lutur imami Naçi. /pemajetes.com