Kane mbetur vetem edhe dy jave nga finalja e madhe ku njeri nga konkurentet e Big Brother Vip Albania do te jete fitues i cmimit te madh prej 100 mije euro.
Luizi eshte shpallur finalisti i pare ndersa Efi finalistja e dyte, Dea u shpall finalistja e trete ndersa ka mbetur edhe nje vend per finale per te cilin po luftojne Kristi, Nita dhe Qetsori.
Debati i “ekzagjeruar” që Nita pati me Kristin, shtyu disa prej banorëve të mendonin se ishte për lojë.
Dy prej tyre ishin Qetsori dhe Luizi. Ky i fundit madje i tha Nitës se e kishte paralajmëruar që ajo nuk do e shtynte dot lojën.
Duke folur me ironi, Luizi u shpreh se Nita nuk e mbajti dot lojën deri pasdite, por u dorëzua shpejt.
Nga ana tjetër gjatë një bisede mes Efit, Luizit, Deas dhe Kristit, ky i fundit u shpreh se ata do vuajnë shumë nëse ai shpallet finalisti i katërt.