Rreth 300 persona morën pjesë në varrimin e Vera Myrtajt, shqiptares së vrarë nga ish-bashkëshorti Viron Karabollaj dy javë më parë në shtëpinë e saj në Spinea. Ish-burri vrau edhe partnerin e saj të ri, Flonino Merkuri dhe më pas kreu vetëvrasje.
Miq dhe familjarë, me tufa lulesh në duar morën pjesë në lamtumirën e fundit të Verës. Mediat italiane shkruajnë se në dhomën e furneralit, vajtuan në gjuhën shqipe dhe lutjet për të nuk mbaronin. Mbi varr u vendosën kurora dhe dedikime dhe një fotografi e Verës, ku mbishkrimi ishte: “Mendja kujton atë që zemra nuk harron”.
Në varreza ka mbërritur edhe kryetarja e bashkisë, Martina Vesnaver për të bërë homazhe për viktimën e krimit të tmerrshëm. “Nuk mund të mos ishim atje – thanë disa nga fqinjët e Verës -. Duhet bërë gjithçka që kjo ngjarje të mos përsëritet”.
Si ndodhi ngjarja tragjike
Vera u nda nga i shoqi tre vjet më parë dhe jetonte me dy vajzat e saj në Spinea (Venecia). Për një vit e gjysmë ajo kishte një partner të ri. Një lidhje që mund të ketë shkaktuar xhelozinë e ish-it që i vrau të dy të dielën e 20 nëntorit. Viron Karabollaj hyri në banesë rreth orës 18:30 dhe qëlloi fillimisht në kokë ish-bashkëshorten e më pas sulmoi me dhunë partneren e tij të re, Flonino Merkuri, duke e goditur me thikë vazhdimisht dhe më pas e ndoqi deri në garazhin e shtëpisë, ku i riu tentoi më kot të ikte për t’i shpëtuar sulmit brutal.
Në këtë pikë 41-vjeçari me kombësi shqiptare ishte kthyer lart për të vrarë Vera Myrtajn me thikë. Autopsia numëroi gjithsej 10 goditje, nga të cilat ata që arritën në zemrën dhe mushkëritë e 37-vjeçares ishin fatale. Ndërsa goditjet që kishte marrë Flonino Mërkuri ishin 55 dhe ata i prekën pjesë të ndryshme jetike, duke e vrarë në vend 23-vjeçarin.
Hetuesit rindërtojnë kështu dinamikën e vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e së dielës së kaluar, mes orës 18:00-18:30, brenda vilës në via Leopardi, në Spinea, ku jetonte çifti. Karabollaj kishte sjellë me vete pistoletën që përdori për të qëlluar ish-bashkëshorten e tij: një armë që me siguri e kishte modifikuar vetë, por e bënte atë jo vdekjeprurëse. Plumbi që e ka goditur tridhjetë e shtatë vjeçaren në kokë, në nivelin e syve, në fakt nuk i ka shkaktuar vdekjen dhe për këtë Karabollaj i është dashur t’i shkaktojë plagë me thikë në trupin e gruas.
Pasi përfundoi planin e tij të çmendur, Karabollarj vrau veten brenda një kasolle të kompanisë për të cilën punonte.