Mërgimtari nuk erdhi në Kosovë për 5 vjet, u trondit nga ajo që kishte ndodhur në shtëpinë e tij! Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Sipas njoftimit të Policisë I.B., 39-vjeçar, dyshohet se ka vjedhur gjithçka në shtëpinë e një mërgimtari, i cili nuk ka qenë aty për 5 vjet.
“Me datën 25.12.2022, në Stacionin Policor në Pejë, rreth orës 17:30, ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron, pasi qe ka ardhur nga Gjermania nё shtёpinё e tij e cila ndodhet nё rrugën ‘Shёn Jeronimi’ nё Pejё, me tё hyrё nё shtёpi ka vërejtur sё shtёpia ёshtё boshatisur nga person/a tё panjohur”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë mërgimtari ka deklaruar se vlera e dëmit është 45 mijë euro.
“Viktima deklaron se qe pesё vjet nuk ka qenё nё shtёpinё e tij, dhe nga shtёpia iu janё vjedhur: Nxehja komplet, tё gjithё radiatorёt e shtёpisё, të gjitha dhomat e fjetjes, mobilet e sallonit, kuzhinën komplet me të gjitha pajisjet teknike, rroba të veshjes etj. Vlera e dëmit sipas viktimës arrin diku rreth dyzet e pesё mijё (45.000) euro”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal në Pejë, të mërkurën është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.
I dyshuari pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё.