Mërgimtari ‘shokohet’ me çmimet në Kosovë, thotë se një RedBull në Gjermani kushton 1,19euro e n’Kosovë 2.50euro.
Mërgimtarë të shumtë kanë zgjedhur rrugën ajrore për të ardhur në Kosovë që t’i kalojnë pushimet.
Në aeroportin “Adem Jashari” kanë ateruar mërgimtarë të shumë, të cilët vijnë në vendlindje me zemrën plotë për t’i kaluar pushimet e tyre.
Ekipi i ATV-së ishte në aeroport për të parë atmosferën e krijuar në aeroport me rastin e ardhjes së shumë mërgimtarëve.
Një mërgimar u shpreh mjaft i mllefosur me çmimet e shtrenjta në Kosovë.
Ai në një bisedë për ATV-në, tha se çmimet në Kosovë janë më të larta se në Gjermani.
“Kur t’i krahasoj çmimet e këtuhit me të atjehit, tash e pash një RedBull 2.50 euro.
Atje kushton 1.19 euro. Çmimet këtu janë katastrofë”, thotë ky mërgimtar. /atvlive.tv