Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qendër të Mitrovicës, ku një person u gjet i vdekur. “Jepi zë” mëson nga burime të sigurta brenda Policisë, se trupi i një mashkulli u gjet i vdekur me shenja të goditjes me mjet të fortë.
Sipas dëshmitarëve, dyshohet se viktima u godit me një mjet që përdoret në ndërtimtari që i thuhet “teshlicë”. Ende nuk dihen detaje për viktimën, trupi i të cilit do të dërgohet për obduksion. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën ku u gjet trupi i pajetë.
“Jepi zë” ka mësuar se trupi i vdekur u gjet në objektin e shurdhmemecëve që ndodhet në rrugën “Evlia Çelebia” në qendër të Mitrovicës. Detaje të rastit ka dhënë Zëdhënësi Avni Zahiti për “Jepi zë”.
“Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.”