Peja në veçanti e Kosova në përgjithësi u tronditën pasditën e së mërkurës, kur në rrjetet sociale, qytetarja Kaltrinë Zeneli publikoi një video nga një shtëpi pleqsh në Pejë. Në këtë video respektive, shihet sulmi i një infermiereje karshi një të moshuareje që vuan nga Alzhemeiri, kurse pak më tutje vërehet qeshja cinike e disa të tjerave që qëlluan aty.
Deri më tani dihet se për rastin në fjalë janë arrestuar dy qytetare. “Pejë, 2 nëntor 2022 Policia e Kosovës – Stacioni Policore nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet se njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqeve nё Pejё, ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё moshuare.
Shiko videon:
Policia menjёherё ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin. Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime te mëtutjeshme.”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.