Në 22 nëntor, 1963, në ora 12.39, kolona me presidentin e Shteteve të Bashkuara John Kennedy iu afrua udhëkryqit të rrugëve Elm dhe Houston në Dallas të Teksasit, pranë ndërtesës së një biblioteke. Nga automobili, Kennedy dhe bashkëshortja e tij Jacqueline, buzëqeshnin dhe i përshëndetnin qytetarët e shumtë. Para tyre ishte ulur guvernatori i Teksasit John Conolly dhe gruaja e tij, shkruan pemajetes.com.
Ajo që ndodhi më pas e ndryshoi historinë, por deri sot ka mbetur mister. Një ndër personat ende të pa identifikuar që ishte prezentë në vrasjen e Kendedy’t, ishte një grua që po fotografonte apo filmonte ngjarjen, të cilën e quajtën “Babushka Lady”, nofkë kjo, pasi ajo mbante një shami të ngjashme me shallet që mbajnë gratë e moshuara ruse. /Pemajetes.com
Shiko videon për të mësuar më shumë për këtë mister: