Zhaneta Nura, vajza e gruas e cila u maltretua fizik*isht dhe psiqikisht nga një infermiere, tash është mirë dhe është qetësuar. Nura këtë e tha në “Debat Plus”, tha se me të marrë lajmin për dhu*nën e ushtruar ndaj nënës së saj, e ka tërhequr atë nga qendra për të moshuar.
Bija e gruas së moshuar, e cila është keqtrajtuar fizikisht në një qendër për të moshuar në Pejë, nën emocione ka thënë se është e tronditur nga dhu*na e shfaqur ndaj nënës së saj.
Shiko videon:
Nura u shpreh se para katër dite në vizitën e saj, në qendrën për të moshuar, ka vërejtur shenja dhu*ne në faqen e nënës së saj, por që nuk ka besuar se këtë mund ta kishin bërë punëtorët e qendrës.
Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës i ka arrestuar tri infermieret, të cilat shihen në videon e postuar në rrjete sociale.