Gjatë fluturimit Prishtinë – Bazel udhëtarët kanë parë tmerrin me sy. Aeroplani u përcoll me turbulenca të frikshme. “Daily Mail” ka publikuar pamjet me titullin “stjuardesja fluturon nga turbulenca e dhunshme”.
Në videon e publikuar tregohet se bëhet fjalë për fluturimin nga Prishtina për në Bazel të Zvicrës, dhe pamjet tregojnë qartë dëmet që shkaktojnë të dridhurat brenda aeroplanit. Në një moment, në fillim të videos, nga turbulenca e egër, pijet dhe një stjuardese goditen për tavani, me të gjitha pijet që hidhen përmbi kokat e udhëtarëve pas të dridhurës.
“Shuni, shuni,” dëgjohen zëra të vazhdueshëm nga qytetarët, vizualisht dhe vokalisht të frikësuar. Mirjeta Basha, qytetarja e cila i ka dërguar videon “Daily Mail”, ka thënë për gazetën se ajo ishte e sigurt se avioni do të përplasej. Fatmirësisht për të gjithë, aeroplani arriti të aterojë por nga lëndimet e marra gjatë turbulencave, 10 persona patën nevojë për trajtim mjekësor në spital. Raportohet se rasti ka ndodhur në vitin 2019.
Pamjet më poshtë: