Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të martën zhvilluan një takim në Bruksel.
Para nisjes së takimit kryeministri Kurti është parë i relaksuar.
Në një moment shihet teksa Kurti e shikon në sy Vuçiqin ndërkohë që buzëqesh. Nga ana tjetër Vuçiq duket se nuk i bën ballë shikimit të tij dhe e ulë kokën.