Momenti kur boksieri kosovar fitoi meçin ndaj serbit.
Boksieri kosovar, Driton Mustaf Muharremi mposhti serbin Nicola Savic pas 3 raundeve në kategorinë e peshave të rënda.
Ndeshja u zhvillua të shtunën më 1 korrik në Austri, ku pas vendimit të gjyqtarit të tre raundet u fituan nga Driton Muharremi.
Dritoni migroi në Austri gjatë luftës e qysh në moshë të vogël pasion e kishte boksin.
Ky ishte një meç me rëndësi per Dritonin i cili ua dedikoi dëshmorëve të Kosovës e ne veçanti Rahovecit.