Bashkia e Stambollit ka publikuar të mërkurën video, ku shihen disa njerëz, përfshirë dy fëmijë, duke u shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin Antakya si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi të hënën, raporton agjencia AP.
Ata kishin mbijetuar nën rrënoja për afro 40 orë. Në një lokacion, një 2-vjeçare u nxjerr nga rrënojat në një operacion dramatik kërkim-shpëtimi, ndërsa më pas me batanije u dërgua për në veturë të ambulancës.
Në një lokacion tjetër, një 20-vjeçar u nxor nga një ekip i zjarrfikësve nga Stambolli. Po ashtu në atë zonë u nxor edhe një 5-vjeçare. Shifrat e të vdekurve në Turqi nga tërmeti kanë arritur në rreth 7000.
Tërmeti 7.8 ballë Rihter goditi në orët e hershme në Gaziantep të Turqisë të hënën. Gaziantep është në afërsi të kufirit me Sirinë. Ndërsa po ashtu janë shkaktuar shumë viktima edhe në Siri.
Shiko videon: