35 vjeçarja Hamide Magashi e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë është vrarë të mërkurën brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. I dyshuari për vrasjen është ish-burri i saj Sokol Halili.
Një familjare e gruas që kishte shoqëruar Hamide Magashin për të dalë dhe për të blerë bukë ka rrëfyer për T7 momentet para se të ndodhte vrasja. remove bg
Siç ka thënë ajo për T7, pasi kishin dalë jashtë për t’u nisur drejt vendit ku kishin planifikuar që të blenin bukë, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë e kanë takuar Sokol Halilin.
Familjarja e gruas qe po e shoqëronte Hamide Magashin ka zbuluar edhe bisedën që kanë pasur mes vete në momentin kur Hamide Magashi e ka vërejtur në oborr ish-burrin e saj.
“Janë dalë të dyja me ble bukë, kanë thanë hajt se po shkojna bashkë deri në Interex. Ai koka ardhë me bisedu me këtë gruan. I ka thanë ajo qe burri jem, ish-burri jem. Ja ka bo po ani fol edhe largohet si në distancë. Si ma knej largohet. Qysh tha kjo ai u përkulë në dy gjunjët edhe kumedit çka i ka thanë edhe i ka mshu” .