Djali i vetëm i këngëtares Shkurte Fejza, Arbër Behluli, kujdeset të qëndrojë larg vëmendjes mediatike. Ndonëse disa herë është bërë pjesë e medias rozë, ai asnjëherë nuk ka dhënë material për të qenë emër i lakuar. E mbrëmë ai dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tij me Erzën me martesë, shkruan pemajetes.com.
Mediat rozë në vend, i kanë kushtuar vëmendje të veçantë kësaj martese, ku kishin publikuar pamje të ndyshme nga kjo dasmë madhështore e familjes së Shkurte Fejzës.
Atmosfera ishte e zjarrtë në këtë dasëm, e cila do të mbetet kujtimi më i bukur për çiftin. Kur të gjithë mysafirët e pranishëm e pritën, më në fund e panë momentin që e prisnin, atë të vallëzimit të vjehrres dhe nusës.
Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU.