Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 04:40 në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali. Si pasojë ka humbur jetën një burrë 35 vjeçar. Raportohet se në këtë aksident ka vdekur, Arbnor Ademi nga komuna e Lipjanit.
Ndërsa, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se automjeti i përfshirë në aksident ka pasur targa të huaja. Janë publikuar pamjet të momentit tragjik kur humb jetën mërgimtari dje në Kosovë. Vetura shihet duke lëvizur në shpejtësi të jashtëzakonshme, sikur plumbi.
Shiko videon më poshtë: