Pamjet një vajze të ngecur nën rrënoja në Turqi ka bërë xhiron e botës. Në video shihet vajza e cila kërkon ndihmë, ndërkohë dëgjohen të ara të fëmijëve të tjerë. “Kam ftohtë”, i thotë vajza ekipit të shpëtimit. I lëviz dot këmbët?”, i thotë ai. “Shumë vështirë”, thotë vajza që ka dhe vëllain. “Mos më lër vetëm”, i thotë vajza. “Do të shpëtojmë”, thotë ekipi.
Tërmeti tragjik ka vrarë mijëra njerëz dhe ka plagosur shumë të terë. Deri më tani raportohet se 11.5 ndërtesa janë shembur dhe se sipas ekspertëve 25 mijë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për nxjerren e njerëzve të mbetur nën rrënoja, por kushtet atmosferike janë të vështira. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë që numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë mund të shkojë në mbi 20 mijë. Numri aktualisht qëndron në tre mijë e 400, dhe OBSh-ja pohon se ky numër mund të jetë tetëfish.
Shiko videon më poshtë:
?LATEST #Turkey
?death toll is over 5,050.
?Over 11.5K collapsed buildings.
?Over 21K heavily injured.
?Experts believe still nearly 25K people is under the collapsed buildings.?Still not enough rescue teams. ?The heavily affected area is 250KM long #TurkeyQuake #deprem pic.twitter.com/Xtfiun5zox— Erem Kansoy (@eremkansoy) February 7, 2023