Derisa dheu mbulonte trupin e 35 vjeçares Hamide Magashi që pritej të bëhej nënë, e që jetën ua mori me armë Sokol Halili, dhimbjen më të madhe e përjetuan motrat e saj. Askush nuk mund tua lehtësoj atyre dhimbjen derisa humbjen e motrës e vajtojnë me dënesë, shkruan Gazeta Insajderi.
Dy ditë pasi jetën ia mori me armë zjarri Sokol Halili, ish-bashkëshortes Hamide Magashi që kishte shkuar në Klinikën e Gjinekologjisë për të lindur fëmijën e saj të parë, u varros në fshatin e saj Llugaxhi të Lipjanit.
Shiko videon:
Me dhimbje të madhe e lot në sy, për në banesën e fundit e përcollën përveç familjarëve edhe qindra qytetarë tjerë, shkruan Insajderi.
Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 35 vjeçares Magashi.
Ministrja Haxhiu nuk ka mundur t`i mbaj lotët gjatë ceremonisë së varrimit të të ndjerës Hamide Magashi.