Dhjetëra pelegrinë kanë shkuar sot për ritualin e përvitshëm në Kishën e Shna Ndout në Laç për ditën e fundit të 13 të martave. Prej më shumë se dy muajsh, nuk mund të shkonin në Kishë pasi u mbyll gjithçka nga pándemia e korònavirusit. Me lehtësimin e masave, dita e sotme mund të konsiderohet si një ndër ditët me fluksin e pelegrinëve.
Një grua nga Malësia e Madhe ka folur për Fax News duke treguar se shkon të martën e parë të çdo muaji në Kishën e Laçit prej mrekullisë që i ka bërë me djalin, i cili pësoi aksident të rëndë disa vite më parë.
Shiko videon:
“Ka 8 vjet që vij një herë në muaj, çdo të martë të parë sepse ka bërë mrekulli. Më ka pas bërë djali një aksident me motor, më ka qëndruar 4 muaj në koma. 5 vjet nuk ka mundur të lëvizë, ka bërë 15 operacione. Falë Kishës së Shna Ndout sot është në punë e i fejuar”, tha ajo.
Një pjesë e madhe e njerëzve besojnë tek mrekullia që bën Kisha e Laçit dhe nuk hezitojnë që të luten apo ndezin qirinj duke shpresuar zgjidhje për problemet që mund të kenë.