Zjarri u dogji tërë shtëpinë. Flakëve që kapluan pronën e Mejdi Selishtës i shpëtuan vetëm dy gjëra me vlerë për të. “Të paprekme janë ato dyja, Kurani dhe librat e tjerë fetarë që kanë qenë aty afër dhe plisi që u kanë afër Kuranit”, thotë ai në një prononcim për Klan Kosova, përcjell Korrespodenti.
Për të shuar zjarrin në lagjën Iliria të Kamenicës patën telashe edhe zjarrfikësit, bile pati edhe të lënduar. Në këtë intervenim janë lënduar dy zjarrfikës, të cilët më pas kanë marrë trajtim për lëndimet e tyre.
Shikojeni videon e më poshtme për më shumë: