Një murgeshë në Itali është tronditur kur ka parë dy vajza që putheshin në rrugicat e vjetra në Napolit. Mediat italiane bëjnë me dije se dy aktoret Serena de Ferrari dhe Kyshan Wilson po xhironin një skenë filmi kur puthja e tyre romantike u ndërpre nga murgesha. Kjo e fundit pa e ditur se çfarë po ndodhte iu afrua vajzave duke iu thënë: Çfarë po bëni? Çfarë po bënI? Është djalli! Jezusi, Jozefi, Shën Ana dhe Maria!
Njëra nga vajzat i ka thënë murgeshës se ato po punojnë por kjo e fundit i ka ndarë me forcë dhe teksa largohej ka bërë kryqin me dorë. Kjo skenë është xhiruar nga ekipi i xhirimit të filmit në vendngjarje dhe ka marrë shumë reagime në rrjetet sociale.
Shiko videon: