“Na ishte njëherë ne Bagdat, nje dijetar i madh. Njeri i cili kuptonte gjuhen e zemres. Nje nate te qete ai ishte duke ecur rrugeve te Bagdatit me nxenesit e tij, kur perpara i del nje pijanec me rroba te leckosura dhe per ibret!
Pijaneci e pyet : O njeri i ditur! A eshte Zoti i plotfuqishëm apo jo?
Dijetari buzeqesh dhe i thote : Po, sigurisht!
Pijaneci e pyet per herë te dyte : O njeri i ditur! A eshte Zoti i plotfuqishem apo jo?
Dijetari buzëqesh dhe i thote :Po, sigurisht!
Pijaneci e pyet per herë te trete : O njeri i ditur! A eshte Zoti i plotfuqishëm apo jo?
Dijetari fillon te qaje, ulet ne gjunje dhe i ben sexhde Zotit, pastaj thote tre here , Ai eshte i plotfuqishem! Ai eshte i plotfuqishem! Ai eshte i plotfuqishëm!
Ngrihet ne këmbë dhe u jep urdhër nxenesve te tij qe t’a ndihmojne pijanecin, per te shkuar ne vendin e tij dhe t’a qerasin!
Nxenesit habiten, sepse nuk kishin kuptuar asgje nga kjo bisede. Pastaj e pyeten Dijetarin, se çfare po ndodhte, pse qau, pse reagoi ne ate mënyrë.
Dijetari filloi t’iua shpjegoje : Kur me pyeti heren e pare donte te thoshte se Zoti a eshte i plotfuqishem te me fal mua si pijanec apo jo, dhe une i thashe po.
Ne pyetjen e dyte donte te thoshte se Zoti a eshte i plotfuqishem te me vendos mua pijanecin ne vendin tend apo jo. Dhe une i thashe po.
Ne pyetjen e tretë donte te thoshte se Zoti a eshte aq i plotfuqishem sa qe te vendos ty si dijetar ne vendin tim apo jo. Une pastaj aty nuk durova dot t’a imagjinoja veten ne ate gjendje, ndaj rashe ne gjunje dhe e falenderova Zotin sepse ai ka ne dore çdogje!
Mësimet qe nxjerrim nga ngjarja : Gjendja ne te cilen ndodhemi, mos te na shtyje ne mendjemadhësi dhe t’i shohim njerezit me perbuzje dhe me sy te vogel!
Ai i cili nuk rrëzohet kurre eshte vetem Zoti!
Ai ngre ate qe do, ai ul ate qe do! Ai eshte ndryshuesi i gjendjeve! I qofshim fal!”?
Përshtati :Muhamet Vilson Imamaj