Artistja e mirënjohur Albina Kelmendi dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për jetën personale dhe sigurisht marrëdhënien me partnerin e saj, Valonin, me të cilin lidhi kurorë u martua disa javë më parë.
Teksa foli për emocionet e dasmës, ajo tregoi dhe se si është njohur me partnerin. Këngëtarja tha se në fillim nisën të punonin bashkë, hapën një biznes dhe me kalimin e kohës, ndjenjat ndryshuan. Albina tregoi se është përballur me paragjykime nga njerëzit për shkak se Valoni është baba i dy vajzave. E pyetur për raportin që ka me ta, ajo tha “i dua fort dhe dua më të mirën për ta”.
“Jemi njohur para 3 viteve por kemi filluar të punojmë bashkë. Hapëm një biznes. Kemi qenë shumë në rregull sa i përket biznesit por nga ana tjetër, që filluam të bëhemi shumë shokë, filloi të lindte dhe diçka tjetër.”, u shpreh Albina ndërsa u pyet se çfarë pëlqeu te partneri.