Ditë zie për aktorin e njohur kosovar, Naser Rafuna. Pak minuta më parë, ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka njoftuar se nëna e tij ka ndërruar jetë, shkruan pemajetes.com.
“Nana ime sapo ia dorëzoj shpirtin e saj Krijuesit të Gjithësisë. Varrimi i të ndjerës Nanës time, bëhet sot në varrezat e Dragodanit , kohësisht me namaz të Akshamit në orës 16.30 .Të Allahut Jemi dhe te Ai do të Kthehemi“, ka shkruar aktori në profilin e tij në facebook.
Me të marrë lajmin e dhimbshmë, shumë miq të tij i kanë shprehur ngushllime aktorit të „Çka ka shpija“, për humbjen e nënës së tij, duke i thënë të bëhet i fortë në këto momente të vështira për të. /Pemajetes.com
Ky është njoftimi i dhimbshëm i aktorit NASER Rafuna në profilin e tij në facebook: