Një aksident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh të Lipjanit, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Sinjali raportoi dje se viktima e aksidentit është Izjadin Krasniqi 61-vjeçar.
Në momentin kritik, i ndjeri po drejtonte veturën e cila u përplas me një veturë që ndodhej e parkuar në atë pjesë.
Për vdekjen e tij tashmë ka njoftuar edhe familja Krasniqi, ndërsa akoma s’janë bërë me dije detajet e ceremonisë së varrimit.
“Me dhimbje te thellë ju njoftoj se ndërroi jete babi im, me i dashuri im, Izjadin Krasniqi, Allahu e shperbleft me xhehnet“, ka shkruar vajza e tij.
Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku i cili doli në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.