4 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

“Ndihesha sikur kam lindur përsëri” Kjo është Britanikja 24-vjeçare pranoi islamin

E ndikuar nga ambienti i Xhamisë Sulltan Ahmet në Stamboll, që njihet edhe si Xhamia e Kaltër, gjatë një turneu në Turqi dy vjet më parë, 24-vjeçarja Aisha Rosalie nga Britania filloi kërkimet e saj rreth islamit dhe më vonë ia kushtoi jetën e saj promovimit të besimit islam.

Rosalie për Anadolu Agency (AA) rrëfeu historinë e jetës së saj, nga të qenit një person që jetoi me ëndrrën për t’u bërë aktore deri në momentin kur zbuloi islamin në Stamboll.
“Para se të bëhesha muslimane, nuk kisha ndonjë fe. Besoja se ekzistonte një Zot. Më kujtohet si fë mijë kam biseduar gjithmonë me Zotin”, tha ajo.

Rosalie tha se prindërit e saj “nuk ishin fetarë”, duke shtuar se ajo kurrë nuk kishte njohur ndonjë person fetar para se të kalonte në Islam.
“Kur erdha në Turqi, nuk kisha qëllim të gjeja fenë. Shkova në Google dhe gjeta se ata kanë një Xhami të Kaltër dhe mendova se mbase mund ta shikoj”, tha ajo.

Rosalie tha se ishte “me të vërtetë e fr ikësuar” sepse ajo ” nuk kishte një mendim të mirë” për muslimanët, pasi të gjitha informacionet e saj vinin nga mediat perëndimore.
“Ky ishte mendimi i vetëm për islamin që kisha”, shtoi ajo.

Gjetja e paqes
Para se të vizitonte xhaminë, ajo shkoi në një dyqan lokal dhe bleu një shami, pasi “donte të sillej me respekt”.
“Unë nuk doja të of endoja askënd duke i pasur flokët e zbuluara. Mendova se njerëzit do të ishin të z emëruar me mua. Kështu që bleva një shami vetëm për të vizituar xhaminë”, tha ajo.

Ajo tha se hasi në materiale fetare mbi islamin, por në atë kohë nuk e dinte se çfarë kuptimi kishte materiali.
“Madje nuk dija ta shqiptoja”, shtoi ajo.

Rosalie thotë se sapo ka hyrë në Xhaminë Sulltan Ahmet, ka marrë tespihe dhe ka filluar të lexojë disa lutje.
“Për rreth 1 orë thjesht qëndrova ulur duke bërë tespihe. Unë thjesht po shikoja përreth xhaminë. Ishte kaq e bukur dhe kaq e qetë, thjesht nuk mund ta besoja. Dhe po shikoja njerëzit që luteshin në hapësirën para meje. Isha aq shumë e mbing arkuar nga bukuria dhe paqja brenda xhamisë. Askush nuk po më bërtiste, askush nuk sillej keq me mua, isha aq e tronditur”, tha ajo.

Më pas, Rosalie thotë se ka kërkuar kopje të Kur’anit të shenjtë pasi u l argua nga xhamia gjatë rrugës për në hotel.
“Dhe mendova me vete mbase do të marr një kopje dhe do ta lexoj”, tha ajo, duke shtuar se bleu një përkthim në anglisht të Kur’anit dhe filloi ta lexonte atë në dhomën e saj të hotelit.
Më tej, Rosalie thotë se ajo vazhdoi të lexonte Kur’anin edhe pasi u kthye në Mbretërinë e Bashkuar derisa mbaroi të gjithë librin.
“M’u deshën disa muaj dhe gjatë asaj kohe unë bëra shumë hulumtime për islam, si dhe shikova shumë ligjërata. Dhe pas dy muajsh unë deklarova shahadetin dhe u bëra muslimane. Elhamdulillah, ky ishte udhëtimi im”, thotë ajo.

“Ndihesha sikur kam lindur përsëri”
Rosalie theksoi se ardhja në Turqi ishte “një nga arsyet kryesore” pse u bë muslimane.

“Kjo është për shkak se pashë muslimanë të mirë, njerëz me karakter të mirë. Ata më bënë të mendoj: ‘Unë dua të jem si ai person’. Më bëri më të mirë. Më bëri më të lumtur. Ndihesha sikur kam lindur përsëri. Doja një fillim të ri. Doja të braktisja mëkatet e mia”, tha ajo.

Duke folur për jetën e saj para se të pranonte islamin, Rosalie tha se ajo kishte t rajnuar për t’u bërë aktore.
Duke theksuar se kjo ishte “ëndrra” e saj për kohën më të gjatë, Rosalie tha se filloi të aktronte kur ishte 14 vjeç.

“Kështu që, unë kam aktruar për një kohë dhe jam trajnuar në Los Angeles, kam jetuar në Amerikë. Kjo ishte i gjithë stili im i jetës, kjo ishte ëndrra ime për vite me radhë. Kam bërë disa skenarë, si dhe kam bërë edhe një regji gjithashtu”, shtoi ajo.
Pasi pranoi islamin, ajo e la atë ëndërr për t’u marrë me kanalin e saj në YouTube ku poston përmbajtje islame.

“Dua t’u ndihmoj njerëzve të vijnë më shumë drejt fesë. Dhe unë postoj shumë histori të pranimit të islamit gjithashtu. Pra, promovimi i gjërave që do të ndihmojnë njerëzit në fenë e tyre është qëllimi im”, tha ajo.
Duke folur në Sheshin Sulltan Ahmet në Stamboll, ajo tha: “Mua absolutisht më vjen mirë të jem këtu. Është vendi ku zbulova islamin. Ishte vendi i parë musliman në të cilin kam shkuar ndonjëherë”.

“Unë u ktheva këtu për një arsye. U ktheva me burrin tim dhe doja t’i tregoja vendet e mahnitshme në Stamboll, në Turqi. Dhe njerëzit këtu janë kaq të pabesueshëm. Është kaq e bukur këtu, është kaq e mahnitshme”, përfundoi ajo.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...