Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do të rikthehet sonte në ring. Ai përball do të ketë boksierin, Timur Nikarkhoevin dhe kjo luftë do të zhvillohet në arenën madhështore “AUDI DOME” në Mynih të Gjermanisë.
Dueli i boksierit nga Kosova do të transmetohet direkt në kanalin televiziv Art Sport 1. Lajmi është bërë i ditur edhe nga platforma Artmotion në rrjetet sociale. Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Së fundmi ka boksuar me 9 tetor 2021, ku ka humbur nga Dominick Bozell. Nikarkhoev është një boksier profesionist, duke qenë tre herë kampion i Belgjikës. Ai ka 26 fitore, poashtu edhe 4 humbje. Ai ishte kampion bote për të rinjt në WBC. Nga 26 fitore, 16 prej tyre i ka të fituara me nokaut, kurse poashtu edhe 3 nga 4 humbjet i ka pësuar me nokaut.
Njoftimi me poshte: