Projekti “Mavrijan Luxury Resorts” ishte prezantuar në korrik, ndërsa këtë muaj në Ulqin duhet të vijnë investitorët e interesuar nga Katari dhe Egjipti. Loro Nrekiq, kryetari i Ulqinit, tregoi se komuna shumë shpejtë do të gjejë investitorë për ndërtimin e kompleksit turistik Mavrijan.
Kryetari ka paralajmëruar se në gjirin e Valdanos është paraparë ndërtimi i një porti, tre hoteleve luksoze dhe 105 vilave, që gjithsej do të përfshijnë 5 mijë shtretër. 105 vilat do të përfshijnë 350 metra katrorë sipërfaqe, dhe janë të parapara vetëm për një familje.
Shiko videon:
Toka që planifikon të shet komuna për këtë projekt vlerësohet rreth 20 milion euro.
Vlera e investimit planifikohet të jetë nga 600 milion deri në një miliard euro. Investitorët e interesuar kanë caktuar takime me përfaqësuesit e komunës.
Hoteli i parë A i resorit do të ketë një sipërfaqe prej 32 mijë metra katror, me 3848 metra katrorë për pishinë të hapur dhe 2675 metra katror për fusha të hapura sportive.
Hoteli B do të jetë qendra e resorit me 652 dhoma, 47 800 metra katror sipërfaqe me pishinë prej 2500 metra katrorë dhe fusha prej 2546 metra katrorë.
Hoteli C do të ketë një një sipërfaqe prej 22 299 metra katrorë.Më shumë se 10 000 metra katrorë të resorit janë të parapara vetëm për kazino.