10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Nëna e 8 fëmijëve që jetojnë me social: Fëmijët dojnë me hangër, s’kam pare me u dhanë

Jeta e Liridona Shabanit është e vështirë. 32 vjeçarja, që është nënë 8 fëmijve, ka treguar për gazetën Nacionale vështirësitë e saj ekonomike, duke theksuar as për së afërmi nuk arrin t’ua plotësojë kushtet për jetesë dinjitoze fëmijve të saj.

Ajo me lot në sy deklaron se e ka të pamundur të jetojnë me vetëm 100 euro ndihmë sociale. Liridona tregon se ajo dhe fëmijet e saj kanë nevojë për strehim më të mirë.

Zonja Shabani na mirëpriti dhe na futi brenda shtëpisë së saj nga një derë e cila, nga momenti në momenti mund të binte.

“Një ditë mi ka ra djalit dera në kry djalit”, ka thënë Shabani.

Me t’u ulur në kanape, ajo rrëfen se shpesh obligohet që të dalë për të kërkuar lemoshë për pak bukë për fëmijët e saj.

“Kam dal kam kërku ndihmë prej njerëzve mem ndihmu me ja ble çito ilaçe për me u sheru qeky fëmijë i vogel, po deshti zoti pak më mirë është. Prapë po gërraht në gjoks. Kur kam qenë në spital me djalin e vogël, fëmijët më shumë kanë qendruar në shtëpi”, ka thënën nëna e këtyre 8 fëmijëve.

Ajo ka treguar se ndihma e socialit prej 250 eurosh nuk i mjafton, pasi me to e paguan edhe qiranë.

“150 euro e paguaj qiranë e shtëpisë. Na kanë ndihmu më përpara, por tash jo, ndoshta që janë rritur çmimet më pak. Me këta fëmijë nuk mundem me ja dal. Po të isha pa djalin e vogël, ndoshta edhe kisha mujt me punu, por unë edhe jam e verber, nuk shoh mirë pa size. Çdo vit mi ndrrojnë dioptrinë”, ka thënë 32-vjeçarja nga Fushë Kosova.

Fëmijët dëgjonin bashkë me ne rrëfimin e nënës së tyre, ku tregonte për fjalët që ata ja kanë thënë saherë që nisën për në shkollë. Zonja Shabani tregoi se fëmijët turpërohën të marrin bukë nga shtëpia për shkak të përqeshjes nga shokët dhe shoqët e klasës.

“Fëmijët janë në shkollë deri në ora 13:00. nuk kam pare me ju dhanë në shkollë. Ju tham oj mam merrne najtro bukë me çkado që qëllon, po jo bre mam se po na keshin shokët, shokët e tyre ju blejnë ndonjë kifle ose diçka. I kam 8 fëmijë 7 djemë dhe 1 çikë”, ka rrëfyer ndër të tjera Liridona.

Tutje, ajo tregoi se është gjithnjë e stresuar, pasi asnjëherë nuk i largohet nga koka brenga për të ushqyer familjen e saj. Nëna e 8 fëmijve tha se burri i saj është i sëmurë, andaj nuk mund të punojë.

“4 fëmijë e i kam me pampersa e qumësht, nuk mundem me ja dal. Burri është i semurë edhe ai prej mushkrive, kanë dyshu mjekër që kanë turbukuloz. Ai më shumë pa punë rrin sesa me punë. Me pas punë punon kapak po nuk ka”, ka thënë tutje ajo.

Ajo vazhdimisht bënte lutje që dikush t’i ndihmojë t’iu sigurojë një banim pasiqë thotë se edhe fëmijët kanë vuajtur shum.

“Ju bëjë lutje prej tokës deri në qiell sado pak ta kem një dhomë për këta fëmijë. Ëndrra ime më e madhe është të ma sigurojë dikush një strehim për këta fëmijë, edhe n’vdeksha bile i lo në vend të sigurtë. Mos tmë mbesin këta fëmijë rrugëve”, ka vazhduar ajo.

Gjersa tentonte të përfundonte rrëfimin e saj, zonja Shabani na tregoi se sa pak dru i kanë mbetur, të cilat ia kishte faluar një i afërm i saj.

“Sa ka qenë djali i sëmurë, kusherinjët m’i kanë falur 2 kolica me dru, sot e kam dhezë zjarrin”, shtoi tutje ajo.

Zonja Liridona sikur nuk mjaftohej duke na treguar rrefimin e saj. Në fund, ajo i tha Nacionales se është e vështirë për secilin prind t’i shoh fëmijët në këtë gjendje.

“Për një nanë me 8 fëmijë nëpër shtëpia të huja është shumë vështirë. Vetëm dorën në zemër. Që 14 vjet martesë unë çdo vit kam ndrru vendabim se nuk kam pas ku me shku. Po nuk më ka marrë kërkush parasysh. Që 7 vite marrim ndihmë sociale. Kanë vujt edhe fëmijët shumë”, përfundoi ajo.

Shënim: Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Qendrën për Punë Sociale në Fushë Kosovë, të cilët kanë konfirmuar se qendra ia paguan qiranë familjes së Liridona Shabanit.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...