Mamaja e Stresit feston sot ditëlindjen dhe reperi nuk ndodhet pranë saj për ta uruar. Të gjithë e dimë sa i lidhur është ai me të dhe një urim i përzemërt nuk ka munguar edhe pse ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.
Arkimed Lusha së bashku me banorët e tjerë i kanë kënduar njëzëri këngën “Happy Birthday” mamasë së reperit. Kujtojmë që Stresi habiti jo pak me vendimin për tu bërë pjesë e reality-show-t në Kosovë. Reperi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij.
Shiko videon më poshtë:
Kjo e fundit nuk e dinte që i biri do të futej në “BB VIP Kosova”, pasi ai e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali. Stresi ishte banori i fundit që iu bashkua shtëpsië, për të garuar për çmimin e madh 200 mijë euro. Një tjetër banor që mori vëmendje me pjesëmarrjen e tij ishte reperi Getinjo por edhe aktori Edon Shileku nuk mbetet pas.