Nëna raporton në polici se u rrah nga djali shkaku i një problemi pronësor
Një nënë në Mitrovicë ka raportuar të premten në polici se është rrahur nga djali i saj.
Sipas policisë, ajo tha se dhuna erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.
Rasti u cilësua “Dhunë në familje”.