Pothuajse të gjithë e njohin Rasim Avdylin, mërgimtarin e famshëm të tiktok’ut, i cili u bë hit në me videot e tij duke i shprehur dashurinë të dashurës së tij gjermane. Por, ditët e fundit, duket se Rasimit nuk po i shkon mirë lidhja e tij me të dashurën gjermane, shkruan pemajetes.com.
E kemi parë në shumë nëpër video, të publikuara në rrjetet sociale, poashtu edhe gjatë live-ve të tij në tiktok, ku shprehet se ajo po e xhelozon atë, duke mos e lënë të bashkëbisedoj live me femra, por vetëm me meshkuj. Kjo gjë nuk po i pëlqen mërgimtarit, andaj gjatë një bashkëbisedimi me një shqiptarë në tiktok, Avdyli paralajmëron të dashurën e tij gjermane nëse ajo nuk ndalet së xhelozuari.
“Me femra s’mundem me folë, veç me meshkuj. Dmth gruaja ma ndalon edhe duhet për respekt me e ndalë veten mos me folë më me femra. Në qoftëse gruaja e jeme nuk ndalet me këto sene, ka me ardhë puna deri të më e keqja, si për atë, si për mu”, thotë ai.
Ti e din që këtu nuk duhet me ba hajgare, është puna që duhet me ba diçka, por kjo më nuk po lejon, e tutna që do me ardh deri të ma e keqja. Për qata s’po du me e lëndu atë”, dëgjohet duke i thënë një bashkëbiseduesi live në tiktok Rasim Avdyli. /Pemajetes.com