Nga Bostoni i Amerikës pas 22 vjetësh shkeli në Kosovë. E për 45 vjeçarin Nazmi Berisha nga Gurbardhi i Malishevës është shumë emocional momenti kur i përqafon vëllezërit që i kishte lënë shumë të vegjël, njofton Klan Kosova.
Edhe e ëma e tyre, mes lotësh gëzimi mezi rrëfen përqafimin e tre bijve të saj pas kaq shumë vitesh. Mihanja u befasua edhe nga kërkesa e të birit me të hyrë në shtëpi, në fillim të këtij muaji. Vetë Nazmiu tregon se e pati të pa mundur të vinte më herët në vendlindje, pasi nuk e kishte nënshtetësinë amerikane.
Kronika e plotë në videon më poshtë: